Rama: Nuk ka nismë për riatdhesimin e të gjithë shqiptarëve të bllokuar - Gazeta Express
string(70) "rama-nuk-ka-nisme-per-riatdhesimin-e-te-gjithe-shqiptareve-te-bllokuar"

Rama: Nuk ka nismë për riatdhesimin e të gjithë shqiptarëve të bllokuar

Gazeta Express

01/04/2020 16:01

Kryeministri, Edi Rama, përsëriti edhe njëherë sot se kufijtë janë mbyllur dhe shqiptarët e mbetur jashtë duhet të qëndrojnë në vendet respektive.

Në intervistë për Ora News Rama tha se që në krye të herës nuk ka pasur një plan për riatdhesimin e të gjithë shtetasve shqiptarë që mbetën jashtë për shkak të mbylljes së kufijve, por vetëm të atyre qytetarëve që gjenden më në vështirësi dhe e kanë të pamundur qëndrimin e mëtejshëm.

Lexo Edhe:

Ndaj porosia e tij ishte e qartë: “Mos merrni në telefon konsullatat ,ambasadat për të kërkuar të riatdhesohen sepse nuk ka”.

Ka një nismë për riatdhesimin e të gjithë shtetasve të bllokuar në vende të ndryshme të BE-së. Ka një shqetësim me të kthyerit pse nuk po izolohen nga familjet e tyre.

Edi Rama: Të bëjmë një korrektim. Nuk ka nismë për riatdhesimin e të gjithë shqiptarëve të bllokuar sepse një nismë e tillë nuk ka ekzistuar kurrë. Ka pasur një nismë për të riatdhesuar një numër shqiptarësh që janë konstatuar si njerëzit në pikën më të madhe të hallit dhe janë kthyer në Shqipëri. Për ta sqaruar. Të gjithë ata që na ndjekin duhet ta dinë. Mos merrni në telefon konsullatat, ambasadat, për të kërkuar të riatdhesohen sepse nuk ka. Kufijtë janë të mbyllur dhe secili duhet të qëndrojë aty ku është dhe secili të bëjë rezistencën e vet atje. Të mbrojë veten dhe të tjerët deri në fund të luftës që nuk e sollëm ne, por ka futur të gjithë botën në shtëpi do të qëndrojmë kështu.

Lidhur me mundësinë e rrezikut që paraqesin për infeksionin shqiptarët e kthyer, Rama pati këtë përgjigje:

Edi Rama: Nuk ka më karantinime të fragmentuara. Të gjithë duhet të mbrohen dhe të gjithë ata që vijnë nga një zonë e rrezikut potencial duhej të vetëkarantinoheshin. Ne kemi pasur në periudhën e fundit 135 mijë shqiptarë që u futën dhe bëhej debat nga ata që janë gati të flasim si trajnerë të futbollit dhe shkencëtarë të epidemiologjisë, meqë kufijtë nuk u mbyllën kur u shfaq në Itali ne na mori lumi.

Por nuk është e vërtetë. Ata që kanë ardhur nga Italia, 99.9999% kanë respektuar karantinimin. Dhe në kohë pandemie u thuhet të gjithëve e njëjta gjë. Nuk është se këta që erdhën tani do të na shktërrojnë Shqipërinë sepse janë një numër i kufizuar dhe për rrezikun potencial që përfaqësojnë. Ne mund ta mbajmë në kontroll pa pikën e problemit.