Rama nuk i përgjigjet telefonatës, protestuesit: Do të mbledhin firma në të gjithë Shqipërinë për shkarkimin e Çuçit dhe Kumbaros - Gazeta Express
string(127) "rama-nuk-i-pergjigjet-telefonates-protestuesit-do-te-mbledhin-firma-ne-te-gjithe-shqiperine-per-shkarkimin-e-cucit-dhe-kumbaros"

Rama nuk i përgjigjet telefonatës, protestuesit: Do të mbledhin firma në të gjithë Shqipërinë për shkarkimin e Çuçit dhe Kumbaros

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2022 20:55

Qytetarët e vendosur para Kryeministrisë kanë provuar të telefonojnë kryeministrin Edi Rama, por megjithëse zilja ra, nuk pati përgjigje.

Pedagogia dhe e afërmja e vogëlueshes, Ilirjana Kuçana, ka telefonuar “live” Ramën, por ai nuk është përgjigjur.

Lexo Edhe:

Kreu i qeverisë nuk e hapi telefonin, ndërsa protestuesit njoftuan se në të gjithë Shqipërinë do të nisë një peticion duke kërkuar shkarkimin e Bledi Çuçit dhe Mirela Kumbaros.

“Po telefonojmë live kryeministrin për ti kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe asaj të Turizmit.

Rama nuk e hap telefonin. Ai nuk është kryeministri i popullit, por ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për Jonadën në cdo institucion.

Ne do të ndërmarrim një peticion në gjithë shqipërinë, duke i kërkuar Kryeministrit të vendit të shkarkojë Kumbaron dhe Çuçin. Këtë do ta bëjmë për Jonadat e tjera të Shqipërisë. A  duhet që në këtë vend të mbahet përgjegjësi. Kjo çështje është njerëzore, mbi të gjitha është prindërore”, tha Kuçana.

/Gazeta Express