Puna për çlirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje vijon në të gjitha qytetet, ndërsa qeveria e quan këtë një betejë të pandalshme kundër betonizimit të mjediseve të përbashkëta.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga prishja e disa objekteve të ndërtuara pa leje në zona publike, duke theksuar se ky operacion do të vijojë pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit.
“Ecim nga veriu në jug, duke çliruar hapësirat publike”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.
Ky aksion është pjesë e një strategjie të qeverisë për sistemimin urban dhe krijimin e një mjedisi më funksional për qytetarët.
Në kryeqytet dhe qytete të tjera si Durrësi, Vlora, Shkodra e Elbasani, janë çliruar tashmë dhjetëra mijëra metra katrorë që do t’i kthehen komunitetit në formën e parqeve, shesheve, trotuareve dhe hapësirave për aktivitete publike.