Rama: Nga qeveria presim më shumë se retorikë, s’kemi përvojë të kënaqshme nga mandati i kaluar - Gazeta Express
string(92) "rama-nga-qeveria-presim-me-shume-se-retorike-skemi-pervoje-te-kenaqshme-nga-mandati-i-kaluar"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 10:58

Rama: Nga qeveria presim më shumë se retorikë, s’kemi përvojë të kënaqshme nga mandati i kaluar

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 10:58

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.

Ai ka thënë se janë hapa të rëndësishëm për funksionimin demokratik të shtetit.

Mirëpo ka thënë se si kryeqytet presin më shumë se retorikë nga qeveria, teksa ka përmendur përvojën e mandatit të kaluar.

“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë janë hapa të rëndësishëm për funksionimin demokratik të vendit. Shpresojmë që institucionet e reja të krijohen me përgjegjësi dhe bashkëpunim, duke pasur në fokus interesin publik dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë Rama.

“Shoqëria jonë ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm, për institucione funksionale dhe për një kulturë bashkëpunimi që i përgjigjet standardeve të një demokracie moderne”, ka shtuar ai.

“Si Kryeqytet nga kjo qeveri më shumë se retorikë, presim punë konkrete, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim, sidomos pas përvojave jo të kënaqshme nga mandati i kaluar. Koha kërkon seriozitet, vizion dhe angazhim real në shërbim të së mirës së përbashkët”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement