Rama: Nëse qeveria mban peng buxhetin, le t’ia thotë hapur qytetarëve se ‘’po ju ndëshkojmë sepse s’na votuat neve’’ - Gazeta Express
string(108) "rama-nese-qeveria-mban-peng-buxhetin-le-tia-thote-hapur-qytetareve-se-po-ju-ndeshkojme-sepse-sna-votuat-neve"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 12:12

Rama: Nëse qeveria mban peng buxhetin, le t’ia thotë hapur qytetarëve se ‘’po ju ndëshkojmë sepse s’na votuat neve’’

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 12:12

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka vlerësuar si ‘’vendim politik’’ nëse qeveria nuk e përfshin e buxhetin e kryeqytetit në buxhetin e vitit 2026.

Rama ka shtuar edhe se, çdo justifikim për mospërfshirje bie poshtë, kur ‘’dokumentacioni është i plotë dhe në përputhje me ligjin’’, dhe se, kryeqyteti nuk është pronë e askujt, përcjell Gazeta Express.

Rama ka shtruar disa pyetje në postimin e tij, ku ndër tjerash ka thënë se ‘’a është kjo hakmarrje politike?’’, dhe se ‘’a po përdoret buxheti si mjet presioni ndaj qytetarëve’’ të komunës së Prishtinës.

Postimi:

Nëse Qeveria nuk e përfshin Buxhetin e Kryeqytetit në Buxhetin e vitit 2026, kjo nuk është thjesht vonesë administrative, është vendim politik!

Buxheti i Kryeqytetit është miratuar në Asamblenë e Kryeqytetit, me të gjitha specifikat teknike dhe ligjore, dhe është dorëzuar sipas procedurave. Çdo justifikim për mospërfshirje bie poshtë kur dokumentacioni është i plotë dhe në përputhje me ligjin.

Prandaj shtrohet pyetja:

Pse nuk po përfshihet në Buxhetin e vitit 2026?

A është kjo hakmarrje politike?

A është tentativë për ta bllokuar zhvillimin e Kryeqytetit?

A po përdoret buxheti si mjet presioni ndaj qytetarëve të Prishtinës?

Qeveria ka obligim kushtetues dhe ligjor të trajtojë buxhetin e Kryeqytetit pa diskriminim politik. Çdo veprim ndryshe është shkelje e parimit të barazisë institucionale dhe goditje direkte ndaj qytetarëve.

Prishtina nuk është pronë e askujt. Është Kryeqyteti i Republikës dhe meriton trajtim institucional, jo kalkulime partiake.

Nëse Qeveria zgjedh ta mbajë peng buxhetin e 2026-tës, atëherë le ta thotë hapur: QYTETARË TË KRYEQYTETIT PO JU NDËSHKOJMË SEPSE NUK NA VOTUAT NEVE!!!

Qytetarët e Prishtinës meritojnë përgjigje!

Advertisement
Advertisement
Advertisement