Rama: Nëse Basha nuk e do më paktin e 5 qershorit, e heqim - Gazeta Express
string(56) "rama-nese-basha-nuk-e-do-me-paktin-e-5-qershorit-e-heqim"

Rama: Nëse Basha nuk e do më paktin e 5 qershorit, e heqim

Gazeta Express

15/07/2020 13:45

Kryeministri Rama është shprehur me tone të ashpra kundër liderit të opozitës Basha, duke thënë se nëse kryedemokrati e cilëson si të ‘hedhur në kosh’ marrëveshejn e 5 qershorit, atëherë mund edhe ta heqin.

Duke folur për ndryshimet e reja kushtetuese për listat e hapura e ndalimin e koalicioneve, akte që janë kundërshtuar fort nga opozita, Rama deklaroi se nëse Basha nuk e do më marrëveshjen, mund ‘ta heqim’

Lexo Edhe:

Cdo pikë e kërkuar nga PD-ja do të respektohet dhe sot miratuar nga ana jonë, shpresoj ta gjejnë konsensusin edhe me palën tjetër, pjesë e Kodi Zgjedhor, PD-ja nuk ka ekskluzivitet mbi parlamentin. Nëse Basha mendon se marrëveshja është hedhur në kosh dhe nëse vërtetë nuk e do më marrëveshjen ka një mënyrë shumë të thjeshtë, ka një mënyrë për ta provuar që ekziston, ta heqim, të depolitizojmë administratën zgjedhore, të bëjmë edhe 2-3 ndryshime të tjera që ne i donim ata jo dhe unë mendoj që do i bënim mirë vendit, zgjedhjeve. Natyrisht e them këtë për të kuptuar të gjithë se e kundërta është e vërtetë, marrëveshja është aty dhe ne do të bëjmë çmos që të votohet me konsensus nga opozita parlamentare, që për fat të keq ka huqet e shtëpisë ku është rritur dhe kioskave përreth” tha Rama.