Rama në tryezë me partnerët ndërkombëtarë: Mbështetje financiare dhe projekte të mëdha - Gazeta Express
string(85) "rama-ne-tryeze-me-partneret-nderkombetare-mbeshtetje-financiare-dhe-projekte-te-medha"

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2025 19:19

Rama në tryezë me partnerët ndërkombëtarë: Mbështetje financiare dhe projekte të mëdha

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2025 19:19

Kryeministri Edi Rama është ulur sot, 30 shtator, në tryezë me partnerët ndërkombëtarë, ku kanë diskutuar arritjet dhe sfidat e bashkëpunimit në rrafshin e mbështetjes financiare për Shqipërinë dhe projekteve zhvillimore.

Rama ndau një video nga takimi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe koordinimit me donatorët dhe institucionet ndërkombëtare për të siguruar fonde dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit, identifikimi i mundësive të reja për investime dhe adresimi i sfidave që lidhen me menaxhimin e projekteve dhe financimin e tyre, duke garantuar që mbështetja ndërkombëtare të shkojë drejt prioriteteve më të rëndësishme për Shqipërinë.