Rama: Në shtator mbledhja Kosovë- Shqipëri, në nëntor kongresi i parë i autoriteteve vendore - Gazeta Express
string(89) "rama-ne-shtator-mbledhja-kosove-shqiperi-ne-nentor-kongresi-i-pare-i-autoriteteve-vendore"

Rama: Në shtator mbledhja Kosovë- Shqipëri, në nëntor kongresi i parë i autoriteteve vendore

Gazeta Express

03/07/2020 12:10

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, ka pritur këtë të premte në ambientet e kryeministrisë, homologun e tij nga Kosova, Avdullah Hoti, teksa në konferencë të përbashkët ka lajmëruar për dy aktivitetet që pritet të zhvillohen në shtator e nëntor mes dy qeverisë.

Rama tha se në shtator do të mbahet mbledhja e dy qeverive (në Shkodër), ndërsa në nëntor, do të vihet në jetë për herë të parë një kongres për autoritetet vendore të të dyja vendeve.

Lexo Edhe:

Rama: Po diskutojmë për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes mes dy qeverive, me shpresën se situata jo e lehtë me Covid, të na mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit. Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh, gjithmonë me shpresë që situata me Covid do të na e mundësojë këtë në Tiranë në muajin nëntor, ku bashkarisht të sponsorizojmë kongresin e parë të autoriteteve vendore, i cili ne dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive apo komunave së bashku me skuadrat e tyre, të mund të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta dhe patjetër edhe potencialin e nismave të përbashkëta në fushën e mirëqeverisjes vendore.