string(50) "rama-ne-pak-vite-shqiperia-do-te-jete-anetare-e-be"

Shqiperi

Gazeta Express

24/02/2025 13:21

Rama: Në pak vite Shqipëria do të jetë anëtare e BE

Shqiperi

Gazeta Express

24/02/2025 13:21

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi në rubrikën “Sy m’Sy” tha se shumë shpejt Shqipëria do të jetë anëtare e BE.

“Debat interesant dhe me lejen tuaj po hyj edhe unë të them mendimin tim. E para, ka kohë që nuk ka më rroga 250 mijë lekë të vjetra në Shqipëri dhe e dyta, rroga është ajo që duket, por pas asaj ka edhe taksa dhe ta dini, 57% e rrogave në Shqipëri nuk kanë asnjë taksë ndërsa 36% e tyre kanë nga 4-10% takes, kurse vetëm rrogat mbi 1300 euro e kanë taksën mbi 10%.

Avash me “kekun” dhe me  “byrekun” sepse nuk janë më kohët që ishin, nuk është më njësoj bota, nuk është më njësoj Europa sot me atë që ishte deri dje dhe kostoja e jetesës në Europë është rritur aq shumë sa nuk ka më kursime si dikur, këtë e dimë mirë që të gjithë”, tha Rama.

“Prandaj, gjithsekush le t’i shohë me qetësi opsionet e veta dhe të vendosë, qoftë për t’u kthyer plotësisht, qoftë pjesërisht disa kohë këtu e disa kohë atje apo qoftë, duke investuar këtu e duke ndenjur atje. Jemi në rrugën drejt majës së “Shqipërisë 2030”, për pak vite do të jemi anëtarë të Bashkimit Europian, gjithçka do të ndryshojë por kush vjen sot i jep vetes mundësinë që të fitojë më shumë përpara sesa me hyrjen në Bashkimin Europian gjithçka të bëhet njësoj si kudo tjetër”, shtoi ai.

aaaaa