Rama në librin e Kissinger/ Kryeministri shkruan parathënien e botimit të njohur “Lidership” - Gazeta Express
string(89) "rama-ne-librin-e-kissinger-kryeministri-shkruan-parathenien-e-botimit-te-njohur-lidership"

Shqiperi

Gazeta Express

10/09/2025 9:09

Rama në librin e Kissinger/ Kryeministri shkruan parathënien e botimit të njohur “Lidership”

Shqiperi

Gazeta Express

10/09/2025 9:09

Libri i njohur i diplomatit të shquar, Henry Kissinger, “Lidership: Gjashtë Shtetarët e Shekullit XX”, tashmë është në duar të lexuesve shqiptarë, me një parathënie të veçantë nga Kryeministri Edi Rama. Ky botim, i cili shqyrton strategjitë politike të disa prej udhëheqësve më të rëndësishëm të shekullit të kaluar, përfshin figura të tilla si Konrad Adenauer, Charles de Gaulle, Richard Nixon, dhe Margaret Thatcher.

Në një ngjarje të veçantë përurimi, Rama e cilësoi shkrimin e parathënies si një përgjegjësi të madhe dhe një privilegj, duke shpjeguar se ishte një detyrë e vështirë të vendoste fjalët e tij në një libër që pasqyron idetë e një personaliteti të jashtëzakonshëm si Kissinger. “Përkthimi është goxha i shëndetshëm dhe jep një lirshmëri në lexim, edhe pse pata frikë të hapja librin dhe të humbisja fuqinë e mprehtë të autorit”, tha Rama.

Në fjalën e tij, Kryeministri vuri në dukje se, nëse do të ishte gjallë, Henry Kissinger do të kishte ofruar gjithashtu një propozim për të adresuar sfidat gjeopolitike të kohërave të sotme, duke kujtuar mënyrën si ai ka menaxhuar me sukses marrëdhëniet ndërkombëtare gjatë periudhës kur ishte Sekretar i Shtetit i SHBA-së, përfshirë çështjen e ndjeshme të marrëdhënieve Kina-Tajvan.

Ky botim, i cili vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, është një mundësi e shkëlqyer për të njohur më mirë analizat dhe strategjitë e udhëheqësve të mëdhenj të shekullit XX dhe për të reflektuar mbi ndikimin e tyre në formësimin e politikave dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.