Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të enjte një takim me qytetarët në Dimal, në kuadër të fushatës elektorale.
Rama u ndal tek arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE.
Kreu i Partisë Socialiste tha se çdo alternativë tjetër, çdo forcë tjetër politike është alternativë e rrezikut, për t’u kthyer drejt të njëjtës humnerë.
Rama gjithashtu deklaroi se të ardhurat për frymë sot janë 10 300 euro, dhe në Shqipërinë 2030 do të shkojnë në 15 mijë euro.
Rama: Shqipëria është në vendin e parë me rritjen më të lartë të PBB në dekadën e fundit Të ardhurat për frymë sot janë 10 300 euro, dhe në Shqipërinë 2030 do të shkojnë në 15 mijë euro. Nuk kemi një program dëshirash as manifest ëndrrash, janë projeksione të bëra nga ekspertë sepse kemi një program qeverisës deri në 2030. Shqipërinë e morëm me një borxh nga më të lartët në rajon, gjetëm edhe një borxh të fshehur prej 700 milionë euro. Qeveria më parë kishte lënë pa paguar kompanitë e rrugëve, dhe shërbimeve. Spitalet nuk shërbeheshin me ilace, I shlyem të gjitha borxhet, sot nuk i kemi borxh asnjë kompanie. Projeksioni është që në Shqipërinë 2030 kur të jemi edhe anëtarë të BE, ta çojmë nën 50 përqind.
Cdo alternativë tjetër është alternativë e rrezikut, për t’u kthyer drejt të njëjtës humnerë. Barazia në të ardhura, raporti është përmirësuar dhe Shqipëria ka hyrë në tjetër kategori. Tregu i punës, kemi sot papunësinë më të ulët historike, për herë të parë e kemi ulur nën 10 %, pra e kemi bërë një shifrore. Ka shumë që thonë se është ulur se kanë ikur njerëzit, një nga shpifjet e kënetës. Shifra e regjistrit 1 milionë e 327 mijë. Se tani kemi problem edhe me aritmetikën e nisën 7×7 bëjnë 42 tani e çuan në 6 milionë.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...