Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar sot në “Berlin Global Dialogue”, Gjermani, një forum i ri ndërkombëtar që bashkon liderët nga politika dhe biznesi për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për një ekonomi globale në tranzicion.
Kryeministri ishte pjesë e diskutimit me temë “Roli Gjeopolitik i Ballkanit Perëndimor”, – një bashkëbisedim i fokusuar në rolin që mund të luajë Ballkani Perëndimor në forcimin e së ardhmes gjeopolitike dhe ekonomike të Evropës.
“Për aq kohë sa jam ende këtu, jemi në rregull. Në përgjigje të pyetjes suaj më duhet të them që pas pushtimit rus edhe më skeptikët, edhe ata më distantët nga Ballkani Perëndimor kanë kuptuar rëndësinë e tij gjeopolitike. Ballkani Perëndimor ka një histori mjaft të vështirë, por është në zemër të Evropës, pra nuk ka asnjë zgjidhje përveç futjes së Ballkanit Perëndimor në BE. Kompleksiteti i Ballkanit Perëndimor sot është një tjetër arsye pse procesi i futjes së Ballkanit Perëndimor duhet përshpejtuar.”, tha Rama.
Kryeministri Rama ndodhej në tryezë së bashku me Katherina Reiche, një figurë e spikatur e politikës gjermane, aktualisht shefe ekzekutive e ofruesit më të madh rajonal të infrastrukturës dhe të energjisë.
Diskutimi
-Jemi shumë të lumtur dhe shumë të nderuar që kemi sot në mëngjes Edi Ramën nga Shqipëria. Më lini të them nja dy gjëra për të.
Ai sigurisht është një politikan mjaft i pazakontë do të thoja. Ka qenë artist, diçka që është shumë e rëndësishme për të, pra arti dhe diplomacia. Ai ka qenë lojtar basketbolli në ekipin kombëtar shqiptar që shpjegon edhe pamjen e tij. Po kështu ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës për 10 vjet dhe tashmë është kryeministër mjaft i suksesshëm i Shqipërisë në mandatin e tretë.
Shqipëria po ecën mirë, qoftë ekonomikisht dhe do të bëjmë disa pyetje në këtë drejtim. Po kështu është bërë mjaft virale me disa prezantime a shfaqje të fundit sidomos prezantimi i fundit në Këshillin e Sigurimit, një shaka për Putinin që do të flasim dhe jemi të kënaqur që e kemi sot këtu me ne.
Katherina Reiche, është një figurë e spikatur, politikane, zëvendësministre, pozicione të rëndësishme në parlament, shumë aktive dhe më pas ka lëvizur në sektorin e industrisë. Është shefe ekzekutive e ofruesit më të madh rajonal të infrastrukturës dhe të energjisë me mbi 10 mijë punonjës. Është po ashtu edhe kryetare e Bordit të hidrogjenit në Gjermani që është në fakt pjesë e një strategjie shumë të rëndësishme në Gjermani e ndoshta mund të hyjmë në fakt edhe tek pjesa e hidrogjenit dhe Kryeministri Mund të përgjigjet lidhur me këtë. Mirë se erdhe Katerina!
Pyetja e parë për Kryeministrin Rama: Dje kemi pasur Olaf Scholzin, Charles Michel; kemi folur shumë për gjeopolitikën dhe një botë shumë polare që siç e dini është një gjë që kancelari Scholz e ka shumë për zemër. Ai thotë nuk është problemi të kemi një botë shumë polare, por më shumë të mos kemi një botë bipolare dhe si ta kornizojmë atë. Ndërkohë që, Shqipëria në të gjithë gjeopolitikën e Ballkanit është shumë e rëndësishme, jo vetëm ekonomikisht, por edhe gjeopolitikisht. Si e shihni këtë situatë nga pikëpamja e Ballkanit dhe e Shqipërisë? Çfarë sjell Shqipëria në tryezë? Çfarë sjell Ballkani në tryezë edhe në përpjekjen për t’u anëtarësuar në BE sa i përket kësaj pikëpamjeje gjeopolitike.
Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë pikësëpari për këtë nder. Po kështu pata mundësinë të kuptoja se po plakem.
-Kam përshtypjen se unë jam më i madh se ju ..
Kryeministri Edi Rama: Ndërsa hyja në këtë ndërtesë mu kujtua që kam qenë këtu me një delegacion shumë kohë më parë kur këtu ishte kancelari Schröder. Ka qenë 1999 . Megjithatë…
-Po ju nuk ishit kryeministër atëherë..
Kryeministri Edi Rama: Për aq kohë sa jam ende këtu, jemi në rregull. Në përgjigje të pyetjes suaj më duhet të them që pas pushtimit rus edhe më skeptikët, edhe ata më distantët nga Ballkani Perëndimor kanë kuptuar rëndësinë e tij gjeopolitike. Ballkani Perëndimor ka një histori mjaft të vështirë, por është në zemër të Evropës, pra nuk ka asnjë zgjidhje përveç futjes së Ballkanit Perëndimor në BE. Kompleksiteti i Ballkanit Perëndimor sot është një tjetër arsye pse procesi i futjes së Ballkanit Perëndimor duhet përshpejtuar. Ne jemi në mes të shumë aktorëve. Nuk po flas për Shqipërinë sepse Shqipëria është shumë, shumë e qartë. Edhe pse ka pas…