string(83) "rama-ne-1997-en-nuk-na-lane-jashte-europes-te-huajt-por-na-la-shqiptari-i-mbrapshte"

Ballina

Gazeta Express

03/05/2025 16:36

Rama: Në 1997-ën nuk na lanë jashtë Europës të huajt, por na la shqiptari i mbrapshtë

Ballina

Gazeta Express

03/05/2025 16:36

Kryesocialisti Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët e Sarandës theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment historik, prandaj është mjaft e rëndësishme që PS të jetë në krye të punëve, për të ardhmen në BE.

Ai tha se Shqipëria e pati një mundësi të artë vite më parë, por erdhi 1997-ta, viti i mbrapshtë të cilin nuk e bënë të huajt, por e bëri shqiptari i mbrapshtë, duke ju referuar kryedemokratit Sali Berisha.

Në 97-ën nuk na larguan të huajt nga Europa, por e bëri shqiptari i mbrapsht. Që në momentin që shqiptarët i hapën rrugën PD-së, të gjithë nuk e vunë në dyshim se ne duam të hyjmë në BE. Asnjëherë deri vjet BE nuk ka patur gjë tjetër për ne përveç fjalëve që patjetër një ditë të bukur do të jeni me ne, por asgjë tjetër, dera ka qenë gjtihmonë e mbyllur. BE është një shtëpi të pasurish, nuk e mban derën hapur çdo ditë. Ajo derë rri mbyllur dhe hapet, kur të tërë ata anëtarë rrinë brenda dhe e hapin derën jo vetëm kur ti troket, por kur ti je gati dhe ata brenda kanë interesin e tyre që ti të hysh brenda, që do të thotë nga njëra anë kanë krijuar besimin, respektin dhe ka ardhur dita që të të japin shansin të hysh brenda. Më në fund ne i bindëm ata, dhe ata i hapën negociatat. Por që shqiptarët duhet të kuptojnë është se ne na kanë dhënë një mundësi që nuk ja kanë dhënë askujt deri më sot, na kanë dhënë një afat që të mbyllim negociatat për tre vjet”, tha Rama.