string(87) "rama-ndan-video-mahnitese-nga-kalaja-e-himares-vizitoni-xhevahirin-e-rivieres-shqiptare"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 8:32

Rama ndan video mahnitëse nga Kalaja e Himarës: Vizitoni xhevahirin e rivierës shqiptare

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 8:32

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video nga Kalaja e Himarës, e cila ka zanafillën që nga shekulli i katërt para erës sonë. Në video thuhet se ajo është ndërtuar nga fisi ilir i Kaonëve dhe mbart shumë histori nga pushtimet romake, bizantine e osmane.

“Që prej shekullit të katërt para erës sonë Kalaja e Himarës ngrihet krenare mbi rivierën shqiptare. Këto mure mbajnë shumë histori dhe kanë qëndruar pathyer për më shumë se dy mijë vjet. E ndërtuar nga kaonët e lashtë ishte një fortesë e fuqishme. Në shekuj ka parë pushtime romake, bizantine, osmane, por gjithnjë ka qëndruar kryelartë. Rrugët e ngushta e kishat përcjellin historinë e mijëra viteve. Sot Kalaja e Himarës është destinacion interesant për shumë vizitorë që përveç turizmit detar, duan të eksplorojnë edhe atë kulturor. Vizitoni Kalanë e Himarës xhevahirin e rivierës shqiptare!” thuhet në video

Edhe kreu i qeverisë shqiptare i bën thirrje ndjekësve të vizitojnë këtë verë Kalanë e Himarës.

“Mirëmëngjes dhe duke ju ftuar të njiheni e të vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Nga maja e kalasë, vizitorët mund të shijojnë pamje të qytetit të Himarës, plazheve të tij dhe maleve përreth.

aaaaa