Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke ndarë pamje nga puna në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj.
Përpos videos së ndarë në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se ky është një investim infrastrukturor që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën…
“MIRËMËNGJES, dhe me punën në kantierin e rrugës Shirokë – Zogaj, një investim infrastrukturor që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.