Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë dhe rrethe, që vijon prej ditësh.
Teksa ndan në Facebook pamjet e subjekteve tregtare që kishin zaptuar hapësirat dhe çmontojnë hekura e xhama, ai lë edhe një shënim:“Iku dhe treni… Vazhdojmë!”, duke nënkuptuar se aksioni nuk do mbyllet pa u hequr të gjitha.
Shumë nga komentuesit e mbështesin këtë aksion dhe disa të tjerë janë kundër. Bie në sy dikush prej tyre, që shprehet “hë mo të lumtë!”.