Rama ka hedhur poshtë zërat se mund të kandidojë në Durrës. Në prezantimin e një projekti në Vlorë, Rama tha se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai do të jetë sërish kandidat për deputet në Vlorë.
“Meqë u përmendën zgjedhjet. Mos hapni llafe që unë nuk do të jem në Vlorë. Mos i hapni këto llafe. Do thoni ju nuk i hapim ne. Por bëni kujdes nga çfarë dëgjoni. Mjafton të hapësh televizorin çfarë nuk dëgjon njeriu i shkretë. Lëre pastaj të hapesh edhe portalet nëpër xhepa. Unë në Vlorë kam qenë edhe përpara se të bëhesha kryetar i PS, edhe kur u bëra kryetar i PS. Jam edhe tani që jam kryeministër.
Pastaj kur të mos jem më kryeministër do jem edhe më shumë se do kem kohë të shkoj në çdo cep të Shqipërisë. Se më thonë dil shiko realitetin. Por unë i kam rënë Shqipërisë cep më cep. Kur jam duke folur në telefon në makinë e di kur do më ikin valët. Pastaj do më pëlqejë dhe do kem më shumë kohë të bëj këto metrat rreth Vlorës. Jemi bashkë për ta zbuluar deri në fund këtë bukuri që Vlorës t’i dalë zëri gjithandej si vendi ku mund të shkosh dhe të kalosh ditë të paharrueshme duke shijuar mikpritjen nga njerëzit. Këta njerëz nuk janë të ardhur nga hëna dhe as ata që bëjnë gam gam përditë.”, tha Rama.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...