Rama me maskë në Kuvend, disiplinon dhe deputetët, batuta me Hajdarin - Gazeta Express
string(67) "rama-me-maske-ne-kuvend-disiplinon-dhe-deputetet-batuta-me-hajdarin"

Rama me maskë në Kuvend, disiplinon dhe deputetët, batuta me Hajdarin

Gazeta Express

16/07/2020 13:21

Një ditë pas miratimit të aktit normativ nga Këshilli i Ministrave që e bën të detyrueshme maskën në ambientet e mbyllura dhe parashikon 2 mijë lekë gjobë për shkelësit, kryeministri Edi Rama u kujdes që shembulli të jepej nga parlamenti.

Ai u paraqit me maskë në ulësen e tij ndërsa kur zbriti në foltore e hoqi por u tërhoqi vëmendjen deputetëve të opozitës që ta vendosin dhe pse shumica e kishin.

Lexo Edhe:

Në shënjestër vuri zonjën Hajdari e cila i liroi foltoren.

Rama: I dashur Halit vërë maskën, zonja Hajdari të lutem vendos maskën. Maska është tanimë e detyueshme në ambiente të mbyllura dhe nuk ëështë aspak e domosdoshme në ambjente të hapura.Kur unë shfaqen në rrugë më kritikojnë pse jam pa maskë, në mjedise të hapura mjafton ruajtja e distancës minimale dhe mos kontaktimi me shtrëngim duarsh me të tjerët. Ndërsa në mjediset e mbyllura maska është e detyrueshme. Edhe Kuvendi duhet të japë shembullin, zonja Hajdari nuk po e bën, ndoshta Kuvendi duhet tua vendosë në dispozicion.

Në ndihmë me maskë Hajdari i erdhi një koleg ngjitur në rreshtin tjetër të ulëseve, por që ajo preferoi t’ja çojë Kryeministrit. Ky i fundit nuk kurseu batutat.

Rama: Unë e kam por kur flitet nuk ka nevojë sepse jemi në distancë. Gjithësesi një flamur i bardhë paqeje mes nesh të cilion e mirëpres me shumë kënaqësi.

Në kthim Hajdari mori dhe një maskë për vete.