Rama me banorët e Bardhoshit e Bërnicës: Kemi realizu projekte në të gjitha fushat, në 2030 kjo pjesë kthehet në qendër sportive me Fshatin Olimpik - Gazeta Express
string(145) "rama-me-banoret-e-bardhoshit-e-bernices-kemi-realizu-projekte-ne-te-gjitha-fushat-ne-2030-kjo-pjese-kthehet-ne-qender-sportive-me-fshatin-olimpik"

Zgjedhjet

Gazeta Express

27/09/2025 22:15

Rama me banorët e Bardhoshit e Bërnicës: Kemi realizu projekte në të gjitha fushat, në 2030 kjo pjesë kthehet në qendër sportive me Fshatin Olimpik

Zgjedhjet

Gazeta Express

27/09/2025 22:15

Pritje të përzemërt kishin rezervuar banorët e Bardhoshit dhe Bërnicës për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka prezantuar projektet e realizuara në këto dy fshatra. I pari i kryeqytetit ka përmendur investimet në çerdhe, ndriçim, bujqësi e shëndetësi.

“Jam këtu me banorët e Bardhoshit e Bërnicës, fshatra këto që kemi investu shumë në çerdhe, në kurrikula digjitale, në nxënësit, ndriçim publik, kanalizime, fusha futbolli. Kemi përkrah poashtu shumë fermerë. Bujqësi, mekanizëm modern, poashtu renovimin e Qendrës Mjekësore Familjare, hapjen e laboratorit ku ka përmirësuar shërbime për banorë”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se në vitin 2030, kjo zonë do të kthehet në qendër sportive me Fshatin Olimpik.

“Projektin e madh të Fshatit Olimpik i cili do të vjen, gati për vitin 2030. Me shndërru këtë pjesë në qendër sportive. Për çdo fshat i kemi dëgju dhe po ecim përpara, me Prishtinën Përtej”, tha Përparim Rama.