Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan ‘porositë’ për zgjedhjet në Tiranë - Gazeta Express
string(83) "rama-mbledh-strukturat-e-partise-socialiste-u-ndan-porosite-per-zgjedhjet-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 18:07

Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan ‘porositë’ për zgjedhjet në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 18:07

Kryesocialisti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim koordinues me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit.

Kur Tirana dhe 5 bashki të tjera shkojnë më 9 nëntor në zgjedhje, nga ky takim Rama ka lënë disa porosi e udhëzime për këtë proces ku në kryeqytet PS garon me Ogerta Manastirliun ndërsa fushata udhëhiqet nga numri dy i qeverisë, Belinda Balluku.