Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ministrat. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ministrat e rinj të cilët u u betuan sot para presidentit, Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave.
Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi ndërsa në krah të tij ndodhet ministri i Financave, Petrit Malaj dhe zëvëndëskryeministrja, Albana Koçiu. Në tryezën e rrumbullakët më pas janë të pozicionuar të gjithë ministrat.
“Sot në tryezën e qeverisë së re”, shkruan Rama në videon e postuar në rrjetet sociale.
Ministrat e rinj:
Albana Koçiu-Zëvendëskryeministre;
Ferit Hoxha- Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Besfort Lamallari- Ministër i Punëve të Brendshme;
Ermal Nufi- Ministër i Mbrojtjes;
Toni Gogu- Ministër i Drejtësisë;
Enea Karakaçi- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Erjona Ismaili- Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin