Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbledhur në periferi të Tiranës, që prej orës 9 të paradites së sotme ministrat e kabinetit qeveritar për një analizë pune.
Mësohet se takimi është i mbyllur për mediat.
Ministrat pritet t’i raportojnë Ramës bilancin dhe problematikat e hasura në fushat përkatëse që mbulojnë.