Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar shpërndarjen e mbi 27 mijë librave mësimorë për nxënësit shqiptarë në diasporë që ndjekin shkollat dhe klasat e gjuhës shqipe jashtë vendit.
Sipas tij, kjo përfaqëson një rritje prej 70% krahasuar me një vit më parë dhe është pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjen e brezave të rinj me gjuhën dhe kulturën shqiptare.
“Mbi 27 mijë tekste janë shpërndarë për nxënësit e shkollave dhe klasave të gjuhës shqipe anembanë botës, 70% më shumë se një vit më parë. Janë rreth 400 shkolla dhe klasa në vende të ndryshme të botës ku mësohet gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, duke mbajtur gjallë lidhjen me gjuhën amtare dhe rrënjët tona tek brezat e rinj“, shkruan Rama.