Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që në janar 2019.
Rama shprehet se skema e bonusit parashikon mbështetje financiare prej 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë, 120,000 lekë për fëmijën e tretë.
“MIRËMËNGJES
dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.