Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria përpunoi mbi 11 milionë e gjysmë pasagjerë në vitin 2025, duke shënuar një rritje prej 8.7% krahasuar me vitin 2024.
Ai tha se Shqipëria renditet e para në rajon, duke iu referuar statistikave nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve.
“Sipas statistikave të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës – TIA, përpunoi 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025, duke shënuar një rritje prej 8.7% krahasuar me vitin 2024 dhe duke u renditur i pari në rajon![]()
![]()
“, shkruan ai në një postim në Facebook.
“Gjatë vitit 2025 u shtuan 15 destinacione të reja dhe 7 linja ajrore partnere![]()
![]()
“, shtoi Rama.
Në grafikun e publikuar nga Rama, aeroporti i Kosovës renditet i treti në Ballkanin Perëndimor.