Regjistrimet për arsimin profesional për klasën e 10-të kanë nisur që nga fillimi i muajit korrik, duke ofruar mundësi për të rinjtë që zgjedhin këtë rrugë arsimore.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se një gamë e gjerë nxënësish do të mund të përfitojnë mbështetje financiare, duke përfshirë ata që regjistrohen në degët prioritare, nxënësit nga familjet në nevojë, ata që banojnë më shumë se 5 km larg shkollës profesionale, ekselentët me nota mbi 9 dhe nxënësit nga grupet e veçanta.
Për vitin akademik 2025-2026, do të shpërndahen 2500 bursa studimi, me një vlerë që mund të arrijë deri në 7320 lekë në muaj. Vajzat që zgjedhin degët mekanikë, elektronike, përpunim druri, gjeodezi, shërbim mjetesh transporti dhe termohidraulikë do të përfitojnë bursa të plota.
Ndërkaq, të gjitha vajzat që regjistrohen në arsimin profesional do të kenë mundësinë të marrin gjysmë burse.
Mbështetje është parashikuar për nxënësit që studiojnë në degët e konsideruara prioritare, si bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, shpim dhe shfrytëzim i burimeve të naftës dhe gazit, peshkim, gjeologji dhe detari.
Për nxënësit me aftësi të kufizuara, si dhe ata që përkasin në grupe të tilla si pakicat kombëtare rome dhe egjiptiane, jetimët, ose ata që kanë vetëm një prind, është parashikuar gjithashtu mbështetje financiare.
Nxënësit që banojnë më larg se 5 km nga shkolla profesionale do të mund të përfitojnë bursë për transport, ose mund të përdorin konvikte pa pagesë.
Ky program ka si qëllim të mbështesë rininë shqiptare dhe t’u mundësojë atyre ofrojë atyre mundësi të barabarta për arsimim dhe zhvillim profesional.
Regjistrimet për klasën e 10 për arsimin profesional janë të hapura deri në fund të muajit shtator.
Procesi kryhet përmes e-Albania ku çdo prind mund të aplikojë online dhe më pas merr përgjigjen nga shkolla.
Arsimi i mesëm profesional u ofron nxënësve mundësi kualifikimi dy, tre dhe katërvjeçare, dhe i përgatit ata për profesione specifike, nëpërmjet zhvillimit të aftësive praktike dhe njohurive të aplikueshme.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...