Rama mbështet thirrjen e Grenell për lirimin e Hashim Thaçit - Gazeta Express
string(60) "rama-mbeshtet-thirrjen-e-grenell-per-lirimin-e-hashim-thacit"

Shqiperi

Gazeta Express

17/02/2025 17:07

Rama mbështet thirrjen e Grenell për lirimin e Hashim Thaçit

Shqiperi

Gazeta Express

17/02/2025 17:07

Kryemiistri i Shqipërisë Edi Rama ka mbështetur mesazhin e emisarit amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell I cili teksa uroi Pavarësinë e Kosovës, theksoi mungesën e atij që e shpalli pavarësinë, Hashim Thaçit, në festën në Prishtinë.

“Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, shkruan Grenell duke e përmendur edhe emrin e kryeprokurorit në Hagë, Jack Smith.

Këtë reagim, Kryeministri Rama e ka rishpërndarë në rrjetin e tij social “X”, krahas së cilit ka shkruar: “Absolutisht! Dhe sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement