Rama: Marrëveshja me Italinë garanton të drejtat për pensionet e gjysmë milion shqiptarëve - Gazeta Express
string(89) "rama-marreveshja-me-italine-garanton-te-drejtat-per-pensionet-e-gjysme-milion-shqiptareve"

Shqiperi

Gazeta Express

06/03/2025 19:10

Rama: Marrëveshja me Italinë garanton të drejtat për pensionet e gjysmë milion shqiptarëve

Shqiperi

Gazeta Express

06/03/2025 19:10

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për miratimin e marrëveshjes së pensioneve, me Italinë në Senatin italianë.

Sipas kryeministrit, marrëveshja sjell siguri dhe perspektivë të re për thuajse gjysmë milionë shqiptarë dhe 4 mijë italianë. Më tej tha se pas miratimit të marrëveshjes së pensioneve me Italinë, synimi i radhës do të jetë edhe marrëveshja për pensionet me Greqinë.

“Sot jam i lehtësuar nga mbyllja e procesit të gjatë burokratik të miratimit të ligjit te pensioneve për shqiptarët e Italisë.  Hallal vicklat dhe talljet, përqeshjet deri tek sharjet, jo ishte rrenë, jo ishte lojë, jo u harrua, por rëndësi ka që tani mundi dhe sakrificat e një jete në punë matanë detit të shqiptarëve do të njihen njësoj si për italianët. Kjo ishte njëra nga dy marrëveshjet më të vështira të pensioneve, sepse bëhet fjalë për në këtë rast për gati gjysmë milionë njerëz. I jam falënderues Giorgia Melonit pa të cilën kjo punë nuk do të merrte punë dhe mund të merrte vite e vite të tjera.

Tani qershia mbi tortë për të vënë dhe për të mbyllur gjithë këtë cikël mbetet marrëveshja me Greqinë. Vendosmëria imë është që të mbyllim të gjitha çështjet ende të hapura me po atë vizion dhe atë vullnet dhe atë ndjenjë respekti dhe bashkëpunimi që me Mitsotakis kemi ndarë që kur jemi takuar për herë të parë. Mandati i 4 fo të jetë mandati i 4 i pensioneve të ligjëruara të shqiptarëve të Greqisë, ashtu si duhet që të jetë mandati i heqjes së ligjit të luftës dhe i vënies mbi i i të gjitha pikave të dakordësuara për zgjedhje mes nesh. Shqipëria 2030 dhe Greqia do të jenë së bashku në BE dhe do të kenë lënë pas çdo hije të së shkuarës për të mirën e përbashkët të të dy popujve dhe për të treguar se në këtë kohë të trazuar jemi shumë më të forte”, tha ai. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement