Rama: Mandatin e tretë do ta fitojmë, dua 800 mijë vota! - Gazeta Express
string(53) "rama-mandatin-e-trete-do-ta-fitojme-dua-800-mije-vota"

Rama: Mandatin e tretë do ta fitojmë, dua 800 mijë vota!

Gazeta Express

29/02/2020 13:28

Në ditën e dytë të Kongresit të PS-së, kryeministri Edi Rama ka deklaruar bindjen se socialistët do të fitojnë një mandat të tretë në 2021.

Kryeministri madje ka deklaruar se zgjedhjet do t’i fitojnë duke marrë 800 mijë vota.

Lexo Edhe:

Rama: Për mandatin e tretë, unë dua 800 mijë vota.  Me dy mandatet që kemi marrë, më 2013 dhe 2017, kemi bërë më shumë reforma shtetbërëse se sa janë bërë ndonjëherë. Nëse mandati i parë ishte për të hapur themelet, i dyti është për të shtrirë kantiere, mandati i treti na duhet për ta vënë përfundimisht Shqipërinë në një nivel tjetër si shtet dhe ekonomi