Rama: Mandati më i fortë për PS-në, që 2030 ta gjej Shqipërinë brenda BE-së - Gazeta Express
string(73) "rama-mandati-me-i-forte-per-ps-ne-qe-2030-ta-gjej-shqiperine-brenda-be-se"

Shqiperi

Gazeta Express

17/03/2025 10:23

Rama: Mandati më i fortë për PS-në, që 2030 ta gjej Shqipërinë brenda BE-së

Shqiperi

Gazeta Express

17/03/2025 10:23

Kryeministri Edi Rama, vlerësoi se sfida e mandatit të katërt të PS në zgjedhjet e 11 majit është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, që krahas lirisë dhe të drejtave do të jetë një vlerë e shtuar financiare për ekonominë e Shqipërisë.

Në takimin me kandidatët për deputet të PS-së, Rama tha se , “të gjitha janë të rëndësishme, kanalizimet, shkollat, spitalet, pagat, punësimi, por përtej të gjithave dhe e lidhur me këto qëndron ky moment, mandati më i fortë për PS-së, për këtë forcë qeverisëse, që 2030 ta gjej Shqipërinë brenda BE-së, se nuk është çështje vetëm lirish dhe të drejtash, por është dhe një çështje e lidhur me ekonominë dhe me rritjen e mirëqenies”.

“Disa e thonë pa të keq që kush është në BE po sheh keq. Të gjitha problematikat e BE-së janë problematika që ne do të donim t’i kishim në vend, se të kishim problematikat që trashëgojmë nga e kaluara dhe mezi po ndahemi. Por të gjithëve duhet thënë që BE është një vlerë e shtuar financiare për Shqipërinë që në 10 vjet, kemi marrë si mbështetje financiare nga BE pak më shumë se 1 miliard euro. Duke hyrë në BE ne do të marrim çdo vit mbi 1 miliard euro mbështetje”, theksoi Rama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement