Rama “leksion” të rinjve të FRESSH: Politika në listën e fjalëve të pista, politikanët të mallkuar - Gazeta Express
string(94) "rama-leksion-te-rinjve-te-fressh-politika-ne-listen-e-fjaleve-te-pista-politikanet-te-mallkuar"

Shqiperi

Gazeta Express

15/01/2022 12:21

Rama “leksion” të rinjve të FRESSH: Politika në listën e fjalëve të pista, politikanët të mallkuar

Shqiperi

Gazeta Express

15/01/2022 12:21

Në ditëlindjen e 30-të të FRESSH, kryeministri Edi Rama para të rinjve tha se sot do t’ju fliste ndryshe, duke iu referuar dijetarëve grekë. Rama u ndal te politika, sipas tij si fjalë që ka hyrë botërisht në listën e fjalëve të pista, ndërsa politikanët janë më të mallkuarit.

“Duke menduar se për ju është një sforco e veçantë që ditën  shtunë me këtë diell, me ata që keni në krah, të tjerë që mund ti shikoni si anash dhe thoni kur mund ta bëjmë një takim të dëgjoni fjalime është mbase e tepërt. Mu duk udhës që të bëj sot një fjalë ndryshe nga ato që keni dëgjuar dhe të merrem me politikën si fjalë. Si fjalë e urryer për shumëkënd në kohën që jetojmë, si fjalë e shkarravitur sa në asnjë kohë tjetër, si asnjë fjalë tjetër, mes fjalëve më të këqija.

Lexo Edhe:

Falë edhe një mundësie krejt të panjohur që kjo kohë ua dha njerëzve për tu futur në rrjetet sociale, si në korridoret e metrove ku lënë shkarravina. Fjala politikë ka hyrë botërisht në grupin e fjalëve të pista. Edhe politikanët kanë hyrë në një kategori të mallkuar në të gjitha bisedat”, tha Rama.

“Jo më kot është thënë shpesh por i pari e ka thënë Aristoteli se politika është ajo që e dallon njeriun nga gjallesat e tjera. është një kafshë politike. Njeriu është e vetmja kafshë politike. Ishte politika që u dha mundësinë njerëzve të krijojnë bërthamën e parë të shoqërisë deri në formimin e shtetit“, shtoi kreu i qeverisë më tej.