Rama kritika Rakip Sulit: Rregulloi këto, ç’a janë këto gropa tek dera e shkollës - Gazeta Express
string(78) "rama-kritika-rakip-sulit-rregulloi-keto-ca-jane-keto-gropa-tek-dera-e-shkolles"

Rama kritika Rakip Sulit: Rregulloi këto, ç’a janë këto gropa tek dera e shkollës

Gazeta Express

16/12/2019 8:35

Kryeministri Edi Rama ka shoqëruar sot për në shkollë, Aurelin dhe Alesion, duke i marrë në makinën e tij. Rruga për tek shkolla ishte e shkurtër, por sërish kreu i qeverisë ndjeu në disa momente lëkundje në makinë për fajin e rrugës së pashtrtuar.

Teska ishte duke biseduar me dy fëmijët për notat që ata duhet të marrin në mësime Rama tha: Kjo dashka me u rregullu, paska një grop do i themi Rakipit ta rregullojë.

Lexo Edhe:

Më pas del nga makina dhe takon kreun e Bashkisë Kamzë që po e priste jashtë dhe i kërkon llohari për rrugën.

Rama: Rakip, rregulloje këtë mo burrë.

Suli: Po patjetër.

Rama: Si po patjetër, dera e shkollës me gropa?

Suli: Ka lënë shumë gropa ai.

Rama: di që ka lënë shumë gropa ai (Xhelal Mziu), por duhet t’i rregullojmë.

Suli: Ka lënë shumë dhe duan kohën e tyre të rregullohen.