“Rama kontrollon çdo pushtet”, Berisha: Marrja e kompetencave të bashkive, akti i rëndë - Gazeta Express
string(82) "rama-kontrollon-cdo-pushtet-berisha-marrja-e-kompetencave-te-bashkive-akti-i-rende"

Shqiperi

Gazeta Express

11/07/2025 16:26

“Rama kontrollon çdo pushtet”, Berisha: Marrja e kompetencave të bashkive, akti i rëndë

Shqiperi

Gazeta Express

11/07/2025 16:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po shkel Kushtetutën dhe po përfshin qeverinë qendrore në kompetencat e pushtetit vendor, duke vendosur vetë se kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet nga detyra në bashkitë që drejtohen nga socialistët.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha e quajti veprimin e Ramës si një akt të rëndë antikushtetues dhe një shkelje të hapur të Kartës së Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, dokument të nënshkruar nga Shqipëria.

“Ramaduro është vetë kryeministër, vetë kryeprokuror, vetë kryepolic, vetë kryetar bashkie. Ka marrë të gjitha pushtetet në dorë dhe sillet kështu”, tha Berisha.

Kryetari i PD-së gjithashtu theksoi se opozita nuk e njeh fitoren e PS-së në zgjedhjet e fundit, dhe si pasojë nuk do të pranojë të ulet për të diskutuar një reformë të re territoriale me qeverinë.

“PD nuk e njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk mund të pranojë të ulet me të”, u shpreh Berisha, duke shtuar se reformën zgjedhore është e vetmja që opozita do të marrë pjesë gjatë muajit shtator.