Rama: Kërkojmë përgjegjësi nga Kuvendi i Kosovës që miratoi dhe financoi ekspozitën që fyen kujtesën kolektive - Gazeta Express
string(109) "rama-kerkojme-pergjegjesi-nga-kuvendi-i-kosoves-qe-miratoi-dhe-financoi-ekspoziten-qe-fyen-kujtesen-kolektive"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2026 10:48

Rama: Kërkojmë përgjegjësi nga Kuvendi i Kosovës që miratoi dhe financoi ekspozitën që fyen kujtesën kolektive

Lajme

Gazeta Express

28/03/2026 10:48

Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka thënë se kërkojnë përgjegjësi politike e institucionale nga Kuvendi i Kosovës pasi këta të fundit kanë miratuar dhe financuar ekspozitën për masakrat të realizuar nga organizatat Admovere dhe Integra, shkruan Express.

Rama në një reagim në profilin e tij ka thënë se një ekspozitë e tillë me përmbajtje skandaloze fyen dinjitetin e qytetarëve dhe kujtesën kolektive të qytetarëve të Kosovës

“Jo në Prishtinë .Kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze që përdhos dinjitetin e qytetarëve dhe fyen kujtesën kolektive të popullit tonë”, ka shkruar Rama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement