Rama: Kapakët e pusetave nuk mund të vidhen më, po iu vendosim senzorë - Gazeta Express
string(68) "rama-kapaket-e-pusetave-nuk-mund-te-vidhen-me-po-iu-vendosim-senzore"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 11:48

Rama: Kapakët e pusetave nuk mund të vidhen më, po iu vendosim senzorë

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 11:48

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka prezantuar një pjesë të projektit të digjitalizimit të kryeqytetit.

Në videon e postuar, tregohet projekti i digjitalizimit të pusetave.

“A ju kujtohet kur i vjedhshin pusetat?”, ka shkruar Rama, duke shtuar se tash e tutje nuk mund të ndodhë.

“Më s’ka asnjë shans! As me i hap, as me i marrë, sepse i shohim direkt në sistem! Me projektin e digjitalizimit të Prishtinës, çdo pusetë ka senzorë që sinjalizon menjëherë nëse hapet, dëmtohet ose hiqet krejt”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, “kjo s’është e ardhmja, kjo është e tashmja e Prishtinës”.