Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë detaje nga vizita e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, në Shqipëri.
Rama thekson se ky është një moment shumë special, pasi sheiku bin Zayed është një mik i vjetër i shqiptarëve dhe një figurë shumë e dashur për të.
“Për herë të parë zbret në Shqipëri si president i Emirateve të Bashkuara, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mik i vjetër i shqiptarëve dhe shumë i dashur i imi personalisht. Ai ka zbritur në Shqipëri më parë ’99, mbi pistën e Aeroportit të Kukësit, që u shtrua nga i ati, themeluesi i Emirateve të Bashkuara në mbështetje të vëllezërve dhe motrave të shpërngulur me dhunë nga Kosova.
Asokohe ata sollën ndihma shumë të mëdha, në atë pistë të shtruar enkas. Presidenti që na nderon me vizitën e tij, erdhi në këmbë të të atit. Vizita e presidentit të Emirateve dhe një nga udhëheqësit më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur shumë të rëndësishëm kilometrik në rrugën e të një miqësie dhe partneriteti që është forcuar shumë në vitet e fundit”, thotë Rama.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...