Rama: Jam prapë i gatshëm të takohem me Kurtin e Muratin - Gazeta Express
string(55) "rama-jam-prape-i-gatshem-te-takohem-me-kurtin-e-muratin"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 11:55

Rama: Jam prapë i gatshëm të takohem me Kurtin e Muratin

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 11:55

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas përfundimit të protestës së sotme të punonjësve të trafikut urban dhe atyre të operatorëve privatë, tha se është i gatshëm të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe vartësin e tij, Hekuran Murati.

Ai fajësoi qeverinë për gjendjen e bllokadës së me autobusët në Prishtinë dhe tha se fondet për kryeqytetin duhet të barten në llogaritë e Komunës.

Rama iu kërkoi falje qytetarëve për këtë gjendje.

“Ne kemi paralajmëruar me muaj tërë për bllokada dhe ministria vazhdon që mjetet vetanake të mbeten të bllokuara në mënyrë të jashtëligjshme diku rreth 35 milionë janë të bllokuara. Ky problem do zgjidhje menjëherë. Ne ishim dje me protestuesit përpara Ministrisë ku kërkova takim me kryeministrin dhe ministrin, por ata refuzuan. Jam edhe sot i gatshëm të takohem menjëherë kudo që ata dëshirojnë të takohen është një çështje që nuk është problem, por po bëhet”.

Rama shtoi se është i gatshëm që të zhbllokojë situatën derisa përsëriti se qeveritarët në detyrë po e tensionojnë situatën me “gënjeshtra dhe të pavërteta”.