Rama: Ishte kënaqësi të punoja me Orbanin dhe ia uroj gjithë të mirat, e uroj ngrohtësisht Magyarin për fitoren mbresëlënëse - Gazeta Express
string(122) "rama-ishte-kenaqesi-te-punoja-me-orbanin-dhe-ia-uroj-gjithe-te-mirat-e-uroj-ngrohtesisht-magyarin-per-fitoren-mbreselenese"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 16:23

Rama: Ishte kënaqësi të punoja me Orbanin dhe ia uroj gjithë të mirat, e uroj ngrohtësisht Magyarin për fitoren mbresëlënëse

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 16:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e quajti mik të mirë Viktor Orban, kryeministrin e Hungarisë i cili do të duhet ta dorëzojë pushtetin pas 16 vjetësh pas humbjes në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Rama tha se pati kënaqësinë të punonte me Orbanin.

“Ka qenë kënaqësi të punoja me Kryeministrin Orban dhe të dëshmoj afrimin e Shqipërisë dhe Hungarisë. I uroj mikut tim të mirë Viktor gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij”, shkroi ai në një postim në X.

Në vijim, ai e uroi kryeministrin e ardhshëm të Hungarisë, Peter Magyar, i cili i fitoi bindshëm zgjedhjet.

“Në të njëjtën kohë, e uroj ngrohtësisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë çdo sukses në përpjekjen e tij të madhe për të hapur një kapitull të ri për vendin e tij dhe pres me padurim të punojmë së bashku për t’i afruar edhe më shumë dy vendet tona”, shkroi Rama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement