string(68) "rama-ironizon-berishen-dikujt-ia-nxjerr-pija-dikujt-tjeter-lajthitja"

Shqiperi

Gazeta Express

07/05/2025 13:30

Rama ironizon Berishën: Dikujt ia nxjerr pija, dikujt tjetër lajthitja…

Shqiperi

Gazeta Express

07/05/2025 13:30

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste ironizoi sërish sot me bufin e kënetës, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale dëgjohet kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim elektoral në Mat, teksa ngatërrohet duke i adresuar qytetarëve matjanë “përshëndetjet më të papërzemërta”.

“Dikujt ia nxjerr pija, dikujt tjetër lajthitja…”, shkruan Rama krahas videos.

Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.