Rama i replikon një qytetari që i tha se ai s’e stolisi sheshin për 28 nëntor: Qytetarët hypin në shtylla a? Bravo bre - Gazeta Express
string(115) "rama-i-replikon-nje-qytetari-qe-i-tha-se-ai-se-stolisi-sheshin-per-28-nentor-qytetaret-hypin-ne-shtylla-a-bravo-bre"

Lajme

Gazeta Express

29/11/2025 12:54

Rama i replikon një qytetari që i tha se ai s’e stolisi sheshin për 28 nëntor: Qytetarët hypin në shtylla a? Bravo bre

Lajme

Gazeta Express

29/11/2025 12:54

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot publikoi pamjet e mbrëmshme të kryeqytetit që i stolisur me flamuj kuqezi festoi 28 Nëntorin.

Rama tha se përveç Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeqyteti kosovar festoi edhe ditëlindjen e e heroit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të UÇK-së.

“Kryeqyteti mbrëmë kuq e zi. Festuam së bashku 28 Nëntorin festën e madhe të shqiptarëve, ditëlindjen e heroit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të UÇK-së! Nën tingujt e bendit Jericho festuan qytetarë nga e gjithë Kosova në sheshin Skënderbeu”, shkroi Rama.

Por, poshtë postimit një komentues akuzoi Ramën se ai s’e stolisi qytetin, por qytetarët, duke përdorur edhe fjalë fyese.

“O idiot nuk e ke stosil ti qytetin po qytetaret,se sa per ty ish mbet shkret”, ishte komenti që Ramën e shtyri të replikojë.

“Lirim Shala qytetaret hypin ne shtylla edhe i vendosin flamurat a? Bravo bre, bravo”, ia ktheu Rama./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement