Rama i poston fjalimin, Erdogan: Po të kapemi përdore, e ngrejmë Shqipërinë në këmbë


Gazeta Express
8 Dhjetor 2019 20:46

Këtë të dielë kryeministri udhëtoi drejt Stambollit, atje ku bëri thirrje për ndihma në adresë të Shqipërisë së prekur nga tërmeti.

Rama përdori shpesh Kuranin dhe pasazhe prej tij që të evokonte njëfarë afrie mes mes sipërmarrësve të mbledhur nga Erdogan.

Kryeministri ka postuar gjithashtu të përkthyer në shqip fjalën e Presidentit turk në ERTV. Erdogan thotë se konferenca Islamike i ka 50 anëtarë dhe nëse ata të gjithë kapen përdore e ngrejnë sërish Shqipërinë në këmbë.

“Konferenca Islamike ka 50 anëtarë. Ne po të kapemi dorë për dore, po të bashkojmë fuqitë, nuk ka rëndësi sasia, shumë apo apo pakë, ne e ngrejmë Shqipërinë në këmbë. Kuptohet që dëshirat janë të mira. Por dëshirat po të mbeten vetëm fjalë fluturojnë. Mjalti po nuk hyri në gojë, nuk ëmbëlsohet goja. Ky mjaltë duhet ngrënë, ose ta ndajmë edhe me vëllezërit tanë këtë mjaltë. Ne këtë duhet të bëjmë, të ndajmë mjaltin së bashku. Bota Islamike është ajo që do ta hedhë hapin më të rëndësishëm. Ne si Turqi po punojmë, por e dimë që nuk është e mjaftueshme. Ne do punojmë, do të vazhdojmë. Zoti Kryeministër i ka dërguar letra dhe kërkesa shumë vendeve. Shpresojmë të marrin përgjigje pozitive këto kërkesa, sepse ne e kemi ndjerë dhimbjen e këtij tërmeti vite më parë në Turqi”, thotë mes të tjerash Erdogan.

Te fundit


Kthehu lart