Rama i përgjigjet Vetëvendosjes: S'kemi ardhur këtu si avokatë të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, Specialja bëri akt brutal ndaj Kosovës - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

30/06/2020 15:04

Rama i përgjigjet Vetëvendosjes: S’kemi ardhur këtu si avokatë të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, Specialja bëri akt brutal ndaj Kosovës

Lajme

Gazeta Express

30/06/2020 15:04

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur sot nga mediat për deklaratën e anëtarit të Vetëvendosjes, Elvis Hoxhës që tha se kryeministri shqiptar ka ardhur në Kosovë për pelegrinazh në mbrojtje të presidentit Hashim Thaci, raporton Gazeta Express.

Rama ka deklaruar se nuk ka ardhur në Kosovë si avokat i presidentit e kreut të PDK’së, Kadri Veselit.

“Zërat vijnë e shkojnë, historia nuk duhet të jetë subjekt i përpjekjes për ta shkruar apo rishkruar me zëra që vijnë e shkojnë, por që të jemi të drejtpërdrejtë s’kemi ardhur këtu si grupi i avokatëve të Hashim Thaçit apo Kadri Veselit, as të ju qëndrojmë pranë moralisht dy njerëzve që janë edhe figura institucionale, por, kemi ardhur këtu sepse unë besoj shumë fortë se këtu jemi në një moment shumë kritik që mund të kenë konseksuenca të rënda për Kosovën”, ka thënë Rama.

Anëtari i LVV’së, Elvis Hoxha dje ka shkruar në Facebook se kryeministri i Shqipërisë është nisur në Kosovë për pelegrinazh në mbrojtje të Thacit.

“Takimi me kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjet mes qeverive shqiptare iu duk Ramës një spektakël i kotë, por nuk përtoi të niset për pelegrinazh në Kosovë në mbrojtje të Thaçit. Për kryeministrin Rama më shumë ka rëndësi Thaçi se marrëdhëniet mes sy shteteve shqiptarë”, ka thënë dje Hoxha./GazetaExpress/