Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon demokracia, jo për të bllokuar, por për përgjegjësi - Gazeta Express
string(108) "rama-i-lumtur-per-miratimin-e-buxhetit-imazh-si-funksionon-demokracia-jo-per-te-bllokuar-por-per-pergjegjesi"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 16:09

Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon demokracia, jo për të bllokuar, por për përgjegjësi

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 16:09

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohje për asamblistët e Kryeqytetit që miratuan buxhetin për Prishtinën për këtë vit.

Rama tha se ata dëshmuan lidership politik dhe se me këtë treguan si funksionon demokracia.

“Mirënjohje për asamblistët e Kryeqytetit që sot dëshmuan përgjegjësi publike dhe pjekuri politike, ashtu siç e meritojnë qytetarët e Kryeqytetit. Mirënjohje për qytetarët e Prishtinës, të cilët me votën e tyre kanë zgjedhur përfaqësues që e kuptojnë mandatin si detyrim për shërbim publik, për vendimmarrje të përgjegjshme dhe për ndërtimin e së ardhmes së qytetit. Miratimi i buxhetit të Kryeqytetit është imazhi më i qartë se si funksionon demokracia kur asamblistët janë aty për të ndërtuar e jo për të bllokuar, për të marrë përgjegjësi e jo për të sabotuar. Kjo është diferenca mes politikës të së kaluarës, që e mbante Kryeqytetin peng, dhe qeverisjes që zgjedh të ecë përpara me vizion, guxim dhe vendimmarrje”.

Rama tha “kjo mendësi është themeli i zhvillimit”.

“Vetëm kur institucionet çlirohen nga kultura e bllokadës, hapet rruga për planifikim serioz, investime strategjike dhe projekte që prekin jetën e qytetarëve.  Sot, si Kryeqytet, kemi kënaqësinë dhe përgjegjësinë politike të flasim për zhvillim urban, mirëqenie dhe të ardhme, e jo për sabotime, kriza artificiale dhe interesa të ngushta partiake. Ky buxhet nuk është thjesht një dokument financiar. Është deklaratë politike. Është mesazh i qartë se Prishtina ka zgjedhur qeverisjen demokratike, përgjegjësinë, të ardhmen. Na priftë e mbara”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement