Rama i kërkon t'ia zhbllokojë buxhetin, Kurti bën fushatë kunder tij: Gjeje një punë tjetër në vjeshtë - Nagavci i bëhet argat - Gazeta Express
string(121) "rama-i-kerkon-tia-zhbllokoje-buxhetin-kurti-ben-fushate-kunder-tij-gjeje-nje-pune-tjeter-ne-vjeshte-nagavci-i-behet-argat"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 11:59

Rama i kërkon t’ia zhbllokojë buxhetin, Kurti bën fushatë kunder tij: Gjeje një punë tjetër në vjeshtë – Nagavci i bëhet argat

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 11:59

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që të takohen e të bashkëpunojnë për projektet e mëdha të kryeqytetit të cilat kanë mbetur të bllokuara.

Ata u përplasën me deklarata në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të një çerdheje në lagjen Bardhosh të Prishtinës.

Rama tha se “është mirë kur kemi një bashkëpunim mes nivelit qendror dhe kryeqytetit dhe po e shohim tash një fillim të mirëfilltë këtu”.

“Kemi edhe një numër të madh të projekteve në kryeqytet që unë kisha dashtë me iu lutë kryeministrit në detyrë këtu publikisht që ta shbllokojë buxhetin e kryeqytetit që është i bllokuar, bartja po ashtu, projektet e mëdha si Unaza e Kryeqytetit që është 206 milionë, 82.4 milionë prej tyre janë faktkisht falas – edhe ato mund t’i shtyejmë përpara”, tha ai.

Po ashtu, ai i tha Kurtit “të takohemi, se s’jemi taku ende qe katër vite, unë e kryeministri për të mirën e kryeqytetit”.

“Ta vazhdojmë kryeministër, të bëhemi bashkë e t’u grahim proceseve të mëdhaja dhe jo vetëm këtyre të voglave. Por është e mirë edhe kjo”, tha ai.

Kurti nisi t’i përgjigjej duke thënë se “çerdhja s’është minore” sepse “bëhet fjalë për fëmijët”.

Ai tha se kanë bërë investime në kryeqytet.

Investimet madhore, Kurti tha se “kërkojnë planifikime të tjera”, ndërsa tha se ato mbase do t’i diskutojnë me ndonjë kryetar tjetër të Prishtinës.

“Ky është një plan shumëvjeçar të cilin duhet ta bëjmë ndryshe, mbase me dikë tjetër, e kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”, tha Kurti.

Më pas ‘ndërhyri’ ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se kërkesat e Komunës së Prishtinës i kanë plotësuar “menjëherë”.

Rama, më pas u pyet nga gazetarët për deklaratën e Kurtit, dhe tha “sigurisht që do të vazhdojë si kryetar i kryeqytetit” pavarësisht “që kryeministri në detyrë do të donte që kjo të ishte ndryshe”.

“I lutem që nëse është ende në detyrë pas zgjedhjeve lokale kur unë prapë do të jem kryetar i kryeqytetit që të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë për të mirën e kryeqytetit. Mos ta sabotojë kryeqytetitin – qe katër vite tash – vetëm se unë nuk jam anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Rama tha se nuk mban inat, ndërsa shtoi se kërkon bashkëpunim me “këdo që do të jetë kryeministër”.