Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në presidencë, ku është pritur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Pas këtij takimi, presidenti do t’i jepë mandat për formimin e qeverisë së re.
Rama do të paraqesë emrat e propozuar për kabinetin e ri, të cilët do të dekretohen një nga një nga presidenti. Pas firmosjes së dekreteve, kabineti i ri do të kalojë në Kuvend për miratimin përfundimtar, së bashku me programin qeverisës.
Në seancën e ardhshme, Rama do të prezantojë përbërjen e qeverisë dhe programin e saj, ndërkohë që pas miratimit të votëbesimit, kabineti “Rama 4” do të shkojë për betim tek presidenti, i cili do të firmosë dekretet për secilin nga ministrat.