Rama i drejtohet me shkresë KRU Prishtina: Punimet mos i realizoni gjatë pikut të trafikut, njoftojeni komunën për çdo intervenim - Gazeta Express
string(127) "rama-i-drejtohet-me-shkrese-kru-prishtina-punimet-mos-i-realizoni-gjate-pikut-te-trafikut-njoftojeni-komunen-per-cdo-intervenim"

Lajme

Gazeta Express

11/04/2026 18:42

Rama i drejtohet me shkresë KRU Prishtina: Punimet mos i realizoni gjatë pikut të trafikut, njoftojeni komunën për çdo intervenim

Lajme

Gazeta Express

11/04/2026 18:42

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se i është drejtuar me shkresë zyrtare KRU Prishtina, ku i kërkohet që punimet që ata i realizojnë të mos bëhen gjatë orareve të pikut të trafikut, dhe se, të njoftohet Drejtoria e Investimeve Kapitale, në mënyrë që të intervenohet menjëherë për sanimin dhe asfaltimin e sipërfaqeve që po i dëmtojnë.

Nga Rama është thënë edhe se, ujësjellësi është i obliguar që të njoftojë Komunën për çdo intervenim që realizon në rrugë, ku përfshihet prerja e asfaltit dhe trotuareve, përcjell Gazeta Express.

Postimi:

Ujësjellësi është i obliguar që të njoftojë Komunën për çdo intervenim që realizon në rrugë, ku përfshihet prerja e asfaltit dhe trotuareve. ❌

Për këtë qëllim, ne i jemi drejtuar me një shkresë zyrtare, përmes së cilës kemi kërkuar që, përveç rasteve emergjente ku kërkohet ndërhyrje e menjëhershme, këto punime të mos realizohen

❌gjatë orareve të pikut të trafikut 🚘

Dhe të njoftohet Drejtoria e Investimeve Kapitale, në mënyrë që të intervenohet menjëherë për sanimin dhe asfaltimin e sipërfaqeve që po i dëmtojnë.

🚧Këtu është intervenimi në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku prerja e asfaltit kishte mbetur e pasanuar, duke u bërë pengesë për trafikun dhe rrezik për sigurinë publike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement