Kryeministri Edi Rama ka dhënë udhëzime të reja për administratën publike, me fokus rifreskimin e stafeve të bashkive dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Në një takim të zhvilluar me dyer të mbyllura me drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe deputetët e kryeqytetit, Rama ka kërkuar që të rifreskohen stafet e bashkive në bashkitë qendër qarku, përjashtuar Tiranën për shkak të veçantisë që ka me një kryetare të komanduar.
“Ka ardhur koha për një rifreskim të stafeve të bashkive, që të përmirësohet cilësia e shërbimeve për qytetarët dhe të rritet transparenca”, ka thënë Kryeministri. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e angazhimit të drejtorëve të qarqeve për të nisur këtë proces sa më shpejt, duke garantuar që këto ndryshime të ndikojnë në administratën publike të gjithë vendit.
Një tjetër vendim i rëndësishëm që është marrë gjatë këtij takimi është heqja e licencave për të gjitha zyrat e noterëve dhe avokatëve që ofrojnë shërbime e-Albania për pensionistët kundrejt pagesës. “Shërbimet e-Albania për pensionistët duhet të ofrohen nga bashkitë, dhe jo nga sektorë privatë që abuzojnë me tarifat”, deklaroi Rama, duke shtuar se ky shërbim do të ofrohet falas dhe pa ndërmjetësim të palëve të treta.