Rama: Hapja e listave për t’i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë - Gazeta Express
string(100) "rama-hapja-e-listave-per-ti-dhene-mundesi-edhe-qytetareve-e-jo-vetem-kryetareve-te-zgjedhin-deputete"

Gazeta Express

14/07/2020 18:36

Rama: Hapja e listave për t’i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë

Gazeta Express

14/07/2020 18:36

Kryeministri Edi Rama reagoi pas akuzave të opozitës jashtëparlamentare dhe presidencës mbi ndryshimet kushtetuese që komisioni parlamentar i ligjeve miratoi paradite.

Sipas Ramës marrëveshja do zbatohet në çdo pikë

Lexo Edhe:

“Shoh agjitim në radhët e opozitēs jashtëparlametare dhe asaj presidenciale për hapin e hedhur sot në Kuvend drejt hapjes së listave!

Jashtëparlamentares i kujtoj se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s’do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë. Presidenciales i kujtoj se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë!” thekson ai.

Lidhur me listat e hapura zoti Rama shprehet: “Hapja e listave për t’i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit…”.
“As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s’duhet të merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s’e duan është vendimmarrësi!”, shprehet Rama.