Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga zona e 21 Dhjetorit në Tiranë, pak ditë pas paralajmërimeve për lirimin e hapësirave publike në këtë zonë. Rama ka theksuar se kjo hapësirë nuk konsiderohet më “tokë e xanun”, ndërsa ka shpërndarë 8 grupe arkitektësh për të analizuar dhe rikualifikuar hapësirat urbane të pastruar.
“Kjo hapësirë publike e 21 Dhjetorit (si të tjera në Tiranë sot, nesër e në vijim) nuk është më “tok e xanun”, por në ndërkohë 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare për të cilat kemi marrë angazhimin e mbi 100 arkitektëve të mirënjohur ndërkombëtarë që punojnë edhe në Shqipëri, e që do të kontribuojnë falas me projekt-idetë e tyre”-shkruan Rama.