Rama: Fokusi i zhvillimit të turizmit, te mjedisi. Do të ulim intensitetin e ndërtimeve në bregdet - Gazeta Express
string(95) "rama-fokusi-i-zhvillimit-te-turizmit-te-mjedisi-do-te-ulim-intensitetin-e-ndertimeve-ne-bregdet"

Shqiperi

Gazeta Express

04/09/2025 21:35

Rama: Fokusi i zhvillimit të turizmit, te mjedisi. Do të ulim intensitetin e ndërtimeve në bregdet

Shqiperi

Gazeta Express

04/09/2025 21:35

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama theksoi se modeli i ardhshëm i zhvillimit të turizmit në bregdet nuk do të jenë ato që i quajti si “kampe për refugjatët e pasur”. Ai theksoi se do të ulet intensiteti i ndërtimit masiv në zonën bregdetare dhe se do të kërkohet më shumë cilësi. Rama u shpreh se do të shihen me kujdes ndërhyrjet që do të bëhen në mënyrë që ato të shkojnë në funksion të një turizmi që sjell më shumë të ardhura dhe më pak dëme.

“Shumë shpejt do dalim me gjëra konkrete për mënyrën si do operohet më pas. Këto kampet siç mund t’i quaj tani, kampe për refugjatë të pasur, nuk do të jenë modeli ynë i mëtejshëm. Çdo gjë vjen me faza. Nëse tërhiqemi pak në kohë dhe shohim. Faza e parë, ka qenë Golemi dhe besoj se në atë kohë ishte si një gjë shumë më ekskluzive. Ndërkohë që sot ajo është një pjesë që i takon së shkuarës. Pastaj erdhi faza tjetër ku filluan disa ndërtime më cilësore, më të reja për Shqipërinë, por që nuk janë këto që janë Shqipëria 2030 dhe Shqipëria më pas. Tani do të futemi në një fazë tjetër ku do të kërkojmë shumë më tepër cilësi, do të ulim intensitetin e ndërtimit masivisht në zonën bregdetare. Do të vazhdojmë të zhvillojmë patjetër aty ku ka zhvillim dhe do të jemi shumë të kujdesshëm aty ku nuk ka zhvillim që çfarë ndërhyrjesh do të bëhen do të jenë ndërhyrje që do të shkojnë në funksion të një Shqipërie që ka një turizëm që sjell shumë më tepër të ardhura dhe shumë më pak ndotje, shumë më pak dëm”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot më 4 shtator, se Rilindja Urbane 2.0 do të prekë edhe zhvillimet për turizmin. Theksi do të vihet tek mjedisi dhe ruajtja e parqeve natyrore.  

“Ajo që do të bëjmë tani është që siç ka filluar edhe në pjesën urbane që unë e kam quajtur Rilindja Urbane 2.0 do të fillojmë edhe në pjesën që ka të bëjë me zhvillimet për turizmin duke i vënë një theks të ri mjedisit, duke i vënë një theks të ri vëmendjes për ruajtjen e pjesëve të caktuara që mund të mos jenë parqe kombëtare, por mund të jenë parqe natyrore”, tha Rama.

Si shembull mori zonën e Porto Palermos, të cilën tha se qeveria e ka marrë në ruajtje pasi ka pasur interesa të mëdha. Ai tha se aty nuk do të ndërtohet dhe do të bëhen vetëm tre ndërhyrje, mes tyre për të bërë një muze të Luftës së Ftohtë.

“Një ndërhyrje që na ka ardhur si propozim nga një çift që jeton dhe punon në një lokal të vogël atje për të restauruar dhe mirëmbajtur ato tre-katër barake ushtarake. Pra është një çift që jeton dhe punon atje, për ta mirëmbajtur, për ta pastruar për ta ndriçuar. Një ndërhyrje për të bërë muzeun e Luftës së Ftohtë në tunel dhe një ndërhyrje ndoshta më pas për baraket në pjesën ushtarake, por pa ndërtuar resorte, vila. Mund të shtohet ndonjë sipërfaqe në funksion të tyre”, tha Rama.